Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 12/2/2015
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite nga votimi per anëtarësimin ose jo te Kosovës ne UNESCO, Rusia vijon lobimin e saj per nje refuzim te kësaj kandidature. Numri një i diplomacisë ruse në Beograd, Aleksandër Cepurin, deklaroi se kjo organizatë po e politizon këtë çështje. Sipas tij, ky qëndrim i Moskës bazohet në rezolutën 12/44, e cila është ende në fuqi. Sipas këtij dokumenti, thekson Cepurin, Kosova nuk është shtet i pavarur.?Kur flasim për anëtarësimin eventual të Kosovës në UNESCO, mendoje se kemi të bëjmë me një politizim të çështjes. Mbështetjen e Serbisë, Rusia e referon te rezoluta 12/44 e Kombeve të Bashkuara, në të cilin thuhet se Kosova, nuk është një shtet i pavarur. Askush nuk e kundërshton këtë rezolutë e cila është ende në fuqi?.Ndërkohe, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, vijon përpjekjet e tij diplomatike me vendet aleate Francën e Britaninë, për te marre 2/3 e votave gjate votimit te Asamblenë e Përgjithshme te UNESCO-s me 9 nëntor.

Category

📺
TV

Recommended

3:50
Up next