Përplasje për mandatin e Frrokut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 74 vota pro dhe 14 kundër, Parlamenti ka miratuar raportin e këshillit te mandateve për çështjen e deputetit Mark Frroku. Sipas ketij raporti, parlamenti i kërkon Gjykatës Kushtetuese te interpretoje nenin 71, pika 2 e kushtetutës qe flet per mbarimin e mandatit te deputetit kur ai mungon 6 muaj pa arsye. Por opozita doli kundër ketij vendimi pasi per te seanca duhet te shprehej per mbarimin e mandatit te deputetit kristian demokrat e me pas çështja te shkonte ne Gjykate. Edhe pse vendimi i këshillit te mandateve 2 dite me pare ishte konsensual, demokratet reaguan qe ate mbrëmje duke akuzuar mazhorancen se me kete veprim po merrnin ne mbrojtje deputetin Frroku. Kjo eshte hera e pare qe ne Gjykatën Kushtetuese shkon per interpretim çështja e mbarimit te mandatit te nje deputeti per shkak te mos pjesëmarrjes ne seance për 6 muaj.