Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 12/1/2015
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maxhoranca dhe opozita jane përplasur ne Komisionin e Ligjeve për ndryshimet ne Kodin Penal, te cilat ashpërsojnë dënimet ne lidhje me kontrabandën dhe evazionin. Për demokratet këto ndryshime ligjore janë terror mbi qytetaret, pasi e vetmja alternative qe parashikohet ne draft është burgu. Por ne emër te maxhorances Pandeli Majko ka mbrojtur ndryshimet duke saktësuar se burgu parashikohet për kontrabandistet e jo për qytetaret. Sipas Ministrit te Financave Shkelqim Cani ndryshimet ne Kodin Penal janë te nevojshme per te luftuar evazionin dhe trafiqet. Ndryshimet ne Kodin Penal parashikojnë ndëshkime te renda. Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara dënohet me burgim deri në dhjetë vjet, ndërsa kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Nëse këto ndryshime ligjore miratohen, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor dënohet deri në tre vjet burgim. Gjithashtu ligji parashikon se moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Category

📺
TV

Recommended