http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret po vuajnë gjithnjë e me shume nga sëmundjet e zemrës. Sot 40% e popullsisë ka probleme me hipertensionin, ndërsa 20% rezulton e prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ne ditën botërore te sëmundjeve te zemrës, mjeket tregojnë se është ulur mosha e pacienteve me probleme kardiovaskulare. Shefi i shërbimit te kardiologjisë ne qendrën spitalore ?Artan Goda? thotë se kequshqyerja, duhanpirja dhe jeta pasive, ka ndikuar qe edhe te rinjte te vuajnë nga zemra. Pa deklaruar shifra, mjeket thonë se dhe vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës është ne nivele te larta. Peshën me te madhe te trajtimit te pacienteve me probleme kardiovaskulare e mban qendra spitalore universitare ?Nene Tereza?. Ndërsa nje pjese e paketës se shërbimit per sëmundjet e zemrës, pacientet e marrin ne spitalet private, te cilat janë kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ne muajin tetor, ne qendrën spitalore ?Nene Tereza? do te hapet urgjenca 24-oreshe e infarktit. Krahas QSUT-se pacientet me zemër trajtohen edhe ne spitalin e sëmundjeve te mushkërive.