hampions, sot ndeshja Romë - Barcelonë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot ne mbrëmje do te zhvillohen ndeshjet e para ne 4 grupet e tjera te Uefa Champions League. Vizon Plus do te ofroje emocionet e perballjes mes Olimpiakos dhe Bayern Mynih, ndeshja qe do te luhet ne Karaiskaqi te Athinës e vlefshme për grupin F. Gjermanet janë nje nga favorite e këtij edicioni ne Champions e per pasoje edhe transferta ne Greqi duket e kalueshme per skuadrën e Guardioles, megjithe mungesat e Roben dhe Riberi. Ndërkohe platforma tring do të transmetojë 4 takimet e tjera më të mira ne cilësinë maksimale HD. Spikat në Tringsport 1 Hd, Roma vs Barcelona për grupin E. Kampionet në fuqi janë favorite përballe skuadrës italiane, e cila e ka një prove maturie këtë ndeshje kundër një skuadre me një supersulm si Mesi, Nejmar dhe Suarez. Në grupin G, Chelsea i Murinjos ka një ndeshje te lehte në letër kundër Makabi Haifa, por rezultatet e dobëta në kampionat e kanë vënë shumë nën presion trajnerin portugez. Një tjetër skuadër londineze Arsenal, gjithashtu parashikohet të mos hasë vështirësi kundër Dinamo Zagreb në Kroaci, ndërsa Valencia dhe Zeniti parashikohet të kenë një duel interesant në grupin H.

Category

📺
TV

Recommended