Vendimmarrjet e Samitit të Vjenës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i Berlinit i nisur një vit me pare duket se ka dhëne ne Vjene produktet e para konkrete te angazhimit te vendeve te Bashkimit Europian kundrejt vendeve te Ballkanit Perëndimor, qe ende nuk janë pjese e unionit. Ne përfundim te samitit, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ne nje interviste telefonike sqaron se ne mbyllje te takimeve dyditore mund te listohen disa arritje qe do te kenë ndikim ne jeten e qytetare te rajonit tone.Ditmir Bushati:Nje tjetër element i rendesishem apo produkt i rendesishem i këtij samiti ishte edhe deklarata qe nënshkruam ne lidhje me reduktimin apo heqjen e barrierave qe vijnë si pasoje e çështjeve ende te hapura apo konflikteve dypalëshe, apo mosmarrëveshjet qe kane vendet e rajonit dhe qe ne te shkuarën siç dihet kane penguar ritmin e procesit te transformimit demokratik te rajonit dhe ritmin e procesit te integrimit europian. Vendet morën nje angazhim per te mos penguar njëra - tjetrën dhe çështjet qe janë te paadresuara per te mos qene pjese e tryezës te bisedimeve per anëtarësim. Me duhet te listoj iniciativën ne lidhje me bashkëpunimin rinor, pra do te ketë nje program persa i përket bashkëpunimit rinor, i cili do te jete kapilar ne disa fusha te rëndësishme dhe kjo nisem, e cila reflekton filozofinë franko gjermane te pas Luftës se Dyte Botërore qe ndihmojnë procesin e ripajtimit te Francës dhe Gjermanisë dhe me pas ne konsolidimin e bashkëpunimit mes tyre do te aplikohet edhe ne rastin e vendeve te Ballkanit Perëndimor, dhe ne do te kemi edhe nje sekretariat me dy zyra ne Tirane dhe Beograd, qe edhe nga pikëpamja gjeografike e përcaktimit te selive është nje mesazh ne vetvete.Sipas Bushatit efektet e procesit te Berlinit kane qene te dukshme përgjatë vitit qe lame pas.?Mos harrojmë qe vetëm brenda një viti kemi disa suksese te prekshme politike siç është një marrëdhënie me e mire ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, çka ishte e paimagjinueshme nje vit me pare, kemi një intensifikim te procesit te dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi gjithashtu dy marrëveshje persa i përket përcaktimit te vijes kufitare ndërmjet Kosovës e Malit te Zi nga njëra ane dhe Malit te Zi e Bosnje Hercegovinës nga ana tjetër. Te gjitha këto zhvillime pozitive ne rajon ne nje mënyre a ne nje tjeter kane te bëjnë edhe me kuadrin qe ofron procesi i Berlini per te gjithë vendet tona.?Por ne samitin e Vjenës u sigurua mbështetja per dy autostrada; autostrade Nish-Prishtine-Durres dhe korridorin adriatiko -jonian dhe ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj ne nje interviste telefonike sqaron mënyrën se si Bashkimi Europian do te asistoje vendet tona per këto projekte.Arben Ahmetaj:Te dy këto projekte fillojnë me studimin e fizibilitetit qe ne fillim te muajit shtator te financuara nga Banka Europiane per rindërtim dhe zhvillim dhe nga Banka Europiane e Investimeve. Ne te njëjtën kohe, duke qene se shtetet e Ballkanit per shkak te mungesës se kapac...
Recommended