Dosja “Ismaili” në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka marre ne administrim provat e paraqitura nga policia për kandidatin e djathte per Bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili. Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë te ditur se dosja përmban dëshminë e dy personave, banues te Vorës, te cilët kane treguar se kane marre nga 10 mije leke secili ne këmbim te dhënies se votës per kandidatin e djathte. Ata kane pretenduar se kane shkuar per te takuar kryetarin aktual te bashkisë ne ambientet e biznesit të tij privat dhe pas bisedës, ai u ka futur ne xhep shumen prej 10 mije lekësh. Aktualisht Prokuroria e Tiranës po bën vlerësimin e dosjes se policisë per te pare nëse kemi te bëjmë me vepër penale e për te vijuar hetimet. Ndërkohe qe pritet te thirren për t?u marre ne pyetje edhe dy personat qe kane bere kallëzimin ne polici si dhe krybashkiaku Ismaili, i cili nuk ka pranuar te dëshmoje ne polici. Verifikimet e organit te akuzës, bëhen ne nje kohe kur PD dhe LSI kane ashpërsuar akuzat e ndersjellta për blerje votash, shantazh e kërcënime ne Bashkinë e Vorës. Dy dite me pare, deputeti i PD, Astrit Patozi, ne nje letër te hapur, denoncoi atë qe e quajti krim te frikshëm elektoral. Por sekretari i përgjithshëm i LSI, reagoi duke e ftuar Patozin qe te bënin se bashku denoncimet konkrete ne Prokurori.
Recommended