Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 11/29/2015
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Republikanet kane tejkaluar pakenaqesite ne lidhje me Bashkinë e Durrësit dhe zyrtarisht kane marre nga Partia Demokratike Librazhdin e Shijakun; ndërsa po negociojnë për Memaliajn duke shënuar kështu aleatin e pare qe zyrtarisht deklaron se ne zgjedhjet e 21 qershorit do te garoje ne koalicion me PD. Por edhe pse marrëveshja PD-PR është mbyllur tashme, kryerepublikani Fatmir Mediu gjate Asamblesë Kombëtare ka lëshuar serish nje paralajmërim ndaj liderit te opozitës Basha. Afati per regjistrimin e koalicioneve qe do te garojnë ne zgjedhjet e 21 qershorit është data 22 prill dhe burime nga Partia Demokratike, bëjnë te ditur se te martën do te firmosen e do te depozitohen ne KQZ marrëveshjet me partitë aleate qe mendohet se do te jene rreth 15; një numër relativisht i vogël po te kemi parasysh se ne këto zgjedhje janë regjistruar per te marre pjese 68 parti dhe po te kujtojmë se pasardhësi i tij Sali Berisha i vinte rendësi krijimit te një koalicioni te gjere me 45 parti, ne zgjedhjet lokale te 2011 dhe me 25 parti ne betejën parlamentare te 2013.

Category

📺
TV

Recommended