http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beteja ligjore për sfidën shumë të përfolur Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të 2014, ka sot nje tjetër etapë të rëndësishme. Rreth orës 09:00 në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozane të Zvicrës ka nisur séanca dëgjimore me palën shqiptarë, e cila kërkon që të ndryshoje vendimi i dy organeve të UEFA-s, disiplinës dhe apelit që i dhanë fitoren në tavoline Serbisë për takimin me Shqipërinë, i ndërprere në minutë e 41 të pjesës së parë pas dhunës së ushtruar nga tifozët serbe në fushën e stadiumit të Partizanit të Beogradit ndaj lojtarëve kuqezinj duke i detyruar këta të fundit të mos rifuteshin në fushën e lojës. Pala mbrojtëse e Shqipërisë përfaqësohet nga një studio ligjore e huaj dhe avokati kryesor është italiani Antonio Rigoci, i cili ka mbrojtur me sukses ne këtë gjykate emra te famshëm te sportit botëror si Runi dhe Kontandor. Të parët që kanë dëshmuar kanë qenë kapiteni kuqezi Lorik Cana dhe trajneri Xhani de Biasi. Më pas i?u ka ardhur radha edhe zyrtareve serbe duke nisur nga sekretari i përgjithshëm i federatës Zoran Lakovic, shefi i sigurisë në Federatën Serbe Milivoj Mirkov , shefi i personelit të sigurisë te policive private në stadiumin Partizani të Beogradit, dhe kapiteni i Serbisë Branislav Ivanovic. Interesant është fakti që përfaqësuesit e Shqipërisë nuk pranuan të ishin prezent në séance dëgjimore te palës serbe, një ditë me parë ku serbet kërkojnë t?iu hiqet penalizmi me 3 pike që i?u dha nga komisionit e UEFA-s. Pala shqiptarë do të këmbëngule fort ne marrjen tre pikëve në tavoline duke argumentuar me fakte, video te shumta dhe dëshmi te eksperteve te se drejtës ndërkombëtare, arsyet se përse në stadiumin e Beogradit nuk ishin kushtet për t?u luajtur një ndeshje normale duke kundërshtuar me prova raportin e gjyqtarit të ndeshjes Atkinson që ka qenë pengesa më e madhe deri më tani për kuqezinjtë. Racizmi i dukshëm në stadium është një tjetër fakt që nuk u mor në konsiderate nga UEFA dhe standardet e dyfishta në raport me vendimin që u dha për sfidën Mali i Zi vs Rusi edhe ajo e ndërprere. Optimizmi tek pala shqiptare nuk mungon, ndërsa vendimi i Gjykatës se Arbitrazhit mund të kërkoje nga 1 deri 3 dite kohe.

Category
📺
TV