Grupi “kokaina” mbetet në burg - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit për Krime te Renda ka lënë te pandryshueshëm masat për pese te arrestuarit e dosjes ?Xibraka? te akuzuar për trafik ndërkombëtar te lendeve narkotike. Para Gjykatës kane dale Ermal Hoxha, Kastriot Ymeri, vëllezërit Kelmend dhe Arjan Dalipi si dhe i pandehuri sajmir batku. Përmes avokateve ata kërkuan masa me te lehta sigurie, duke mos pranuar akuzën e përfshirjes ne trafikun e kokainës. Ndërkohë shkalles se dyte per ndryshim mase nuk i janë drejtuar shtetasit kolumbian si dhe dy te pandehurit e tjerë Gezim Gjoni dhe Ilir Hyseni te konsideruar se krerët e trafikut. Ne një prononcim per mediat avokati Hysenit, Ferdinad Doja është shprehur se klienti i tij e pranon akuzën e kapjes ne flagrance. Ai u shpreh më tej se ka kontaktuar ne telefon me shtetasen pranvera Ebeling e për te cilën tha se nuk ka asnjë urdhër arresti. Ndërkohë Prokuroria Shqiptare është ne pritje te akt ekspertizës nga laboratorët gjermane te lendes se gjetur ne punishten ku përpunohej droga ne Xibrake, gje qe do te përcaktoje edhe mënyrën se si është furruar lënda narkotike ne Shqipëri si dhe sasinë e saj
Recommended