Rikthehen “heronjtë e Vigut” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas afro 6 vjetësh qëndrimi mes mbeturinave e papastërtive tek varrezat e dëshmorëve në Shkodër, monumenti i ?5 heronjve të Vigut? është shpërngulur përsëri. ?5 heronjtë? kanë nisur rrugëtimin e tyre për tu vendosur përballë doganës në rrugën Shkodër - Hani i Hotit. Monumenti u ndërtua në kujtim të Heronjve të Popullit: Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Hydajet Lezha dhe Naim Gjylbegu. Vepra e ideuar nga Shaban Haderi, me një bazament të lartë rreth 4 metra, qëndroi për shumë vite në sheshin kryesor të Shkodrës. Por në vitin 2008 këshilli bashkiak, pavarësisht kundërshtimit të të majtëve vendosi spostimin për në varrezat e qytetit.

Recommended