Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
OSHEE, Kompania që është në krye të fushatës për mbledhjen e borxheve është vetë debitore. Borxhi që kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka ndaj të KESH-it, OST-së dhe pjesës që i duhet t?i paguajë palës çeke shkon në 600 milion dollarë. Në fakt shifra është e njëjtë me atë që kanë konsumatorët të cilët marrin shërbimin nga OSHEE. Vetëm borxhet që familjarët kanë krijuar në vite shkon në 500 milion dollarë, ndërkohë që fatura të reja të papaguara po krijohen edhe nga institucionet shtetërore. Deri tani janë plot 35 milion dollarë detyrime të reja të krijuara këtë vit nga institucione të ndryshme. Elvis Gjergji, drejtor i arkëtimeve në kompaninë OSHEE, thotë në një intervistë për Vizion Plus se sërish vijon të mbetet problematike situata për ujësjellësit, të cilët nuk paguajnë faturat. Por ndryshe nga institucionet shtetërore, reagimi ka qenë i ndryshëm për abonentët familjarë. Vetëm në 3 ditë kompania ka arritur të arkëtojë mbi 300 milion lekë. Në prill të këtij viti më anë të një vendimi qeveria shqiptare shleu të gjitha detyrimet e institucioneve që vareshin prej saj, duke i paguar CEZ-it në atë kohë 44 milion dollarë.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended

3:50
Up next
3:50