Shkarkohet Ardian Fullani dhe Elivar Golemi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhorances i rrjedhin 6 vota ne votimin për shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit te Bankës se Shqipërisë dhe anëtarit te Këshillit Mbikëqyrës. Per shkak te votimit me elektronike te fshehte eshte e pamundur te kuptohet kush ishin deputetet kundër shkarkimit te Fullanit, por ne salle ishin prezente vetëm deputetet e PS, LSI dhe Aqif Rakipi nga PDIU; ndërkohe qe vete kryeministri Rama nuk ishte ne salle gjate momentit te votimit. I vetmi deputet qe foli per çështjen e Fullanit ishte Erjon Braçe i cili ne cilësinë e kryetarit te komisionit te ekonomisë komunikoi vendimin e komisionit. Por mazhoranca u tregua me solide ne votimin per shkarkimin e Elivar Golemit, pro shkarkimit te se cilës votuan 76 deputete. Votimi ne parlament erdhi pas vendimit te Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë qe i propozoi kuvendit shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i guvernatorit te Bankës se Shqipërisë; dhe tashme pritet te nise procesi per zgjedhjen e Guvernatorit te ri.

Recommended