“Luftë kundër terrorizmit” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në mbyllje të samitit të NATO-s në Uells, tregoi për vendosmërinë e Aleancës Veriatlantike për reagimin ndaj ekstremistëve islamikë. Bushati theksoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, është në bashkërendim të plotë me aleatët për vijimin e kontributit në Irak me mundësitë që ka. Ndërsa pyetjes së ?Vizion Plus? se si do të reagojë aleanca ndaj rrezikut të radikalëve të grupimit Shteti Islamik, kryediplomati ynë sqaroi se do të veprohet në tre drejtime. Zgjerimi i aleancës ishte një nga pikat që u ndalën përfaqësuesit e shteteve anëtare. Mali i Zi dhe Gjeorgjia, si shtete aspirante, duket se janë më pranë anëtarësimit. Ndërsa për Maqedoninë, rrugëtimi është më i gjatë. Shefi i diplomacisë tonë, duke qëndruar në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama, tha se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, mbetet një prej sfidave kryesore të Shkupit. Ministri Bushati tha se NATO do të ketë marrëdhënie më institucionale me shtetin e ri të Kosovës, për të shtuar sigurinë në rajonin e Ballkanit.
Recommended