http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reforma administrative territoriale jo thjesht do të kursejë paratë e buxhetit të shtetit, por së bashku me decentralizimin e kompetencave do ti jap një zhvillim më të madh bashkive të Shqipërisë. Ndërsa pritet firma e Presidentit të Republikës që ndarja territoriale të botohet në fletoren zyrtare e më pas të hyjë ne fuqi. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka shfrytëzuar inaugurimin e rrugës Balez Letan në komunën Bradashesh të Elbasanit për të theksuar se krijimi i njësive më të mëdha vendore favorizon zbatimin e projekteve ambicioze për zhvillimin e vendit. Edhe për kreun e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini harta me 61 njësi do të ndihmojë zhvillimin ekonomik. Sipas zv.kryeministrit Peleshi një prej problemeve kryesore që kanë bashkitë sot është mungesa e kapaciteteve për thithjen e projektevem, realitet i cili do te ndryshoje pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.
Be the first to comment