Rrezohet kërkesa per shkarkim te Gjin Gjonit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Larte i Drejtësisë rrezon kërkesën e Ministrit te Drejtësisë Nasip Naço per shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjoni. Ky i fundit akuzohej për fshehje te pasurisë me vlere 2 milion euro. Kërkesa ndaj Gjonit u shqyrtua paralelisht me atë te 7 gjyqtareve te tjerë. Edhe ne mbledhjen e sotme gjyqtari Gjin Gjoni i hodhi poshtë akuzat ne adrese te tij duke pretenduar se çdo deklarim është bere sipas ligjit. Pas këtij vendimi mësohet se Ministri i Drejtësisë Nasip Naço nuk ka bere kërkese per mase tjetër ndaj Gjonit. Ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura presidenti Bujar Nishani ne cilësinë e kryetarit te KLD-se akuzoi Ministrin e Drejtësisë se po harton nje ligj te ri mbi funksionimin e KLD-se qe prek kompetencat e organeve kushtetuese. Ministria e drejtësisë disa here është përfshire ne debate me Këshillin e Larte te Drejtësisë duke e akuzuar ketë te fundit se nuk po e ndihmon reformën ne sistemin e drejtësisë duke mbrojtur dhe promovuar gjyqtare, per punën e te cilëve ka dyshime. Edhe vendimet e sotme te Këshillit te Larte te Drejtësisë dëshmojnë se përplasjet mes palëve vazhdojnë por nuk ka te njëjtin vullnet për te realizuar bashke një reforme qe do te luftonte korrupsionin ne radhët e drejtësisë. Lufta antikorrupsion, tashme nje kërkese e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar me ndikim te drejtpërdrejt ne rrugën evropiane te vendit është shpallur synimi kryesor i qeverisjes aktuale për vitin 2014-2015.

Recommended