Tregu te "Dinamo" drejt mbylljes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht debatit për bllokimin e buxhetit te Tiranës, bashkia dhe prefektura bëhen bashke ne kontrollin e tregjeve ne kryeqytet. Një grup task force është ngritur nga prefekti Sadi Vorpsi për sigurinë e ushqimeve dhe standardet e higjienës ne tregjet e Tiranës. Pas kontrolleve te kryera prefekti Vorpsi dhe numri dy i bashkisë Eno Bozdo propozuan masa te rrepta deri ne mbylljen e tregut te ish uzinës Dinamo dhe atij te shumicës pranë qytetit te nxënësve. Gjatë një kontrolli te kryer nga autoriteti kombëtar i ushqimit është konstatuar se tregu me i madh ushqimor, ai i ish- uzinës Dinamo nuk plotëson standardet higjeno-sanitare. 43 subjekteve iu është lëne urdhri për mbyllje te aktivitetit. Këtë jave grupi i task forcës do te zbresë serish ne terren për te verifikuar respektimin e standardeve ne tregje. Për çdo shkelje do te kërkohet mbyllja përfundimtare e aktivitetit. Pak kohe me pare bashkia e Tiranës nuk arriti te mbylle dhe as disiplinoje tregtaret e tregut te ish uzinës Dinamo. Duket se bashkëpunimi me prefekturën pirtete te japë më shumë garanci për sigurinë ushqimore.

Recommended