Nis ndërtimi i lotit të dytë në aksin Kukës-Krumë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga Kukës-Krumë është vetëm 29 kilometra e gjatë, por kjo distancë përshkohet në gati dy orë për shkak se rrugë është krejtësisht e amortizuar. Në maj të vitit 2011 nisi puna për rikonstruksionin e kësaj rruge, dhe ajo duhet të përfundonte një vit më parë. Por duket investimi ishte elektoral dhe u la përgjysmë pasi firmës që mori përsipër punimet nuk iu dhanë të gjitha paratë. Një vit pas ndërprerjes së çdo punimi në këtë segment, ka nisur zbatimi i investimit në lotin e dytë të kësaj rruge, e cila për banorët dhe drejtuesit e mjeteve do të thotë më pak kohë dhe shpenzime në udhëtim. Për drejtuesit vendorë në rrethin e Hasit, kjo rrugë do ndikonte jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e komunikimit të banorëve me Kukësin, por me Gjakovën, Pejën dhe disa zona të tjera të Kosovës me kryeqytetin e vendit. Fondi i vënë në dispozicion për këtë vit është 100 njëqind milion lekë, ndërkohë që për të përfunduar të gjithë punimet e rrugës do të duhen rreth 900 milion lekë. Afati i përfundimit të punimeve është në varësi të financimeve dhe të çeljeve të fondeve nga Ministria e Transportit. Sipas ekspertëve, nëse qeveria vendos financimin e mëtejshëm, punimet mund të përfundojnë brenda vitit.

Recommended