Rama, francezëve: Mos u shqetësoni, duhen 10 vjet negociata - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa disa shtete anëtare te BE-se janë skeptike sa i takon zgjerimit të mëtejshëm të bashkimit evropian, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka rikujtuar krerëve të këtyre vendeve se dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim. Këto komente Rama i ka bërë gjatë një intervistë për emisionin francez "Le grand soir 3". Ne prag të takimit me presidentin e Francës Fransua Holond, Rama tha se kreu i Elizese tha se si Franca, ashtu edhe Gjermania i shohin vendet e Ballkanit me nje perspektive evropiane. "Besoj që Presidenti francez ka patur një vizion të qartë kur vitin e kaluar ai i mblodhi liderët e vendeve europiane në Bordeaux dhe foli për një të ardhme europiane të vendeve Ballkanike. Dhe besoj gjithashtu se Kancelarja Angela Merkel ka po ashtu një vizion të qartë për të ardhmen e Europës kur ajo u angazhua për të organizuar një Samit me liderët ballkanikë për të parë mundësitë sesi këto vende mund të lidheshin bashkë në një të ardhme të përbashkët".

Recommended