http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Porti i Shëngjinit ka nisur zgjerimin e kapaciteteve ankoruese për mallrat dhe pasagjerët, ndërsa punimet që po bëhen atje u inspektuan sot nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. Ai ka folur për projektin e portit të ri të Shëngjinit duke nënvizuar faktin se është e nevojshme arritja e këtij objektivi për të realizuar edhe ato shërbime që sot nuk mundësohen në portet shqiptare.Vizitën e tij në Shëngjin, ministri i Transporteve e shfrytëzoi gjithashtu për të parë vendin ku do të ndërtohet porti i ri, si dhe për të diskutuar për mundësitë që ofron kjo portë detare, jo vetëm për veriun e vendit, por edhe për Kosovën.
Be the first to comment