http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç pritej, violinisti me famë ndërkombëtare Tedi Papavrami solli magjinë e tingullit të tij në Teatrin e Operës dhe Baletit. Papavrami, interpretoi mbrëmjen e kësaj të marte i vetëm në skenë, duke sjellë pjesë të njohura të kompozitorit Johan Sebastian Bah. Zgjedhja e këtyre pjesëve, e ka bërë koncertin të veçantë, pasi muzika e Bahut i përshtatet jetës së artistit. Të paktën kështu është shprehur ai, teksa promovonte të hënën librin autobiografik, nga ikja në vitin 1982 nga Tirana dhe karriera në Paris. Prej vitit 2008, Tedi Papavrami jeton në Zvicër, ku zhvillon njëkohësisht karrierën e tij edhe si pedagog. Për këdo që e humbi magjinë e violinës së Papavramit ketë mbrëmje, artisti rikthehet në të njëjtën skenë edhe e të mërkurën. Eventi vjen nën mbështetjen mediatike të Vizion Plus.

Category
📺
TV