http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare është detyruar që të kërkojë shtyrje të afatit që Gjykata e Strasburgut i kishte lënë për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave. kjo pasi ndër vite nuk ka patur një plan veprimi të qartë i cili të përcaktonte afatet e kthimit dhe kompensimit, por dhe faturën financiare të të gjithë procesit që shteti ynë është i detyruar të paguajë për pronat që njeh ligjërisht. Në një vendim pilot para dy vitesh Strasburgu i ka thënë Shqipërisë që nuk mund të zgjidhë më çështje të ngjashme, pasi është shprehur njëherë. Prandaj përmes modelit të vendimit "Manushaqe Puto" dhe të tjerë, shteti ynë duhet të zgjidhë të gjitha dosjet dhe ankesat e ish pronarëve. Ky afat përfundon në 17 qershor, por jemi ende shumë larg dhënies së një zgjidhjeje përfundimtare. Aktualisht në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg numri i dosjeve të pranuara dhe që janë në shqyrtim është 413, ndërkohë që sipas shoqatës Pronësi dhe Drejtësi 61 çështje të tjera kanë mbetur pa u pranuar për shkak të këtij vendimit pilot. Nëse Gjykata e Strasburgut nuk pranon shtyrjen e afatit të lënë shtetit shqiptar, atëherë ajo do të vijojë të japë vendime lidhur me shkeljen e të drejtës që i është bërë pronarëve në vendin tonë. Dhe si pasojë buxhetit të shtetit do t'i rezultojë në fund një faturë e cila mendohet të shkojë në dhjetëra milionë euro.

Category
📺
TV