http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre sindikata përplasen për mësuesit, jo për të drejtat dhe problemet e arsimtareve por përfaqësimin e tyre. Çdo sindikate arsimi pretendon se mbulon numrin më të madh të mësuesve në vend. Debatet dhe përplasjet mes krerëve të sindikatave kanë ndodhur gjatë një takimi me ministrin e Arsimit. Kjo ngjarje e paparashikuar ka sjelle largimin e mediave, ndërsa mbledhja vijoi me dyer të mbyllura. Kryetari i Konfederatës Sindikale, Kol Nikolla, i cili nuk ka kontratë me ministrinë e Arsimit, akuzoi krerët e saj për shkelje të të drejtave të mësuesve. Më herët, por edhe pas ndërrimit të pushteteve, ministria e Arsimit njeh zyrtarisht dhe ka kontratë kolektive vetëm me dy sindikata, të cilat kanë numrin më të madh të mësuesve. Pas takimit, kryesindikalistët deklaruan se kërkuan mbrojtje të të drejtave të mësuesve. Por sa i njohin mësuesit sindikatat ku bëjnë pjesë, sa i përfaqësojnë ato dhe a e kryejnë misionin që kanë? Në arsimin parauniverstar janë 39 mijë mësues. Çdo arsimtari që ka pranuar të jetë pjesë e një sindikate, në muaj i mbahet nga paga 100 lekë të rinj ose 1200 në vit, kontribut për sindikatën. Sindikatat që jetojnë me të ardhurat e mësuesve sigurojnë çdo vit një buxhet prej 10 milionë lekësh të rinj që kryesisht mbulojnë pagat e sindikalistëve. Nisur nga këto kushte sindikatat synojnë të shtohen ndërsa mësuesit kanë arsye të forta që largohen.