Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 11/25/2015
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kangjellat e vena përgjatë rrugës së Durrësit disa vjet më parë kishin si qëllim pikërisht të pengonin parkimin edhe provizor të makinave, që donin të mbaronin punë në këtë rrugë tregtare. Sot situata ka ndryshuar disi. Kjo sepse vetë tregtarët janë kujdesur të improvizojnë këto hapësira. Kjo është një rrugë që lidh qarkullimin nga Zogu i Zi deri në qendër të kryeqytetit dhe shpesh ndodh të ketë trafik. Kështu që ndalesa e këtyre makinave e bën edhe më kaotike situatën. Sipas sinjalistikës, në këtë rrugë nuk lejohet të ndalosh as për pak sekonda me bllokazhin ndezur. Rastet janë më të pakta që kur policia ka shtuar vendosjen e gjobave për shkelësit e qarkullimit rrugor,  por ka edhe nga ata të cilët janë indiferentë ndaj gjobave dhe marrin guximin ta ndalojnë  makinën Ndoshta duke kuptuar situatën, të paktën në orët e natës kur problemet me trafikun minimizohen edhe vete policët tregohen me tolerantë. Por, për të mos mbetur në dorë të mirëkuptimit të policit të radhës, ndoshta zgjidhja mund të ishte vendosja e tabelave me orare, p.sh. duke lejuar parkimin për banorët vetëm në orët e natës.

Category

📺
TV

Recommended