http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV "Kombinimi i bukurisë së bregdetit të Kroacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë dhe Greqisë, të gjitha të mbështjella me një natyrë të qetë, karakteristike e Italisë rurale, dhe për me tepër, me gjysmë çmimi? Kjo është Shqipëria." Ky është vlerësimi që "New York Times" i bën bregdetit tonë dhe që e rendit si vendin e katërt nga 52 shtete, që duhet vizituar gjatë vitit 2014. Shqipëria ka madhësinë e shtetit të Maryland e ndodhet midis Greqisë dhe Malit të Zi, -- vijon përshkrimin prestigjiozja "New York Times". I përberë me plazhe gëlqerore, me rrënoja të lashta siç është Butrinti dhe me bujtina ujore ku mund të qëndrosh në më pak se 50 dollarë nata. Në krye të listës së vendeve të përzgjedhura nga e përditshmja amerikane është Afrika e Jugut, për shkak edhe të vdekjes së Nelson Mandelës, një destinacion, që sipas tyre, ka një histori për të treguar. Në fund të listës së këtyre destinacioneve qëndronte Ujëvara e Niagarës në Nju Jork. Qëllimi i "New York Times" është të përzgjedhë ato vende që janë bindëse për vitin 2014, ku mund të përfshihet hapja e një muzeu, një opsion i ri transporti ose një përvjetor historik.