Dibër, 500 familje pa energji elektrike prej një muaji - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej më shumë se një muaji, 500 banorë të fshatit Blliçe të komunës Kastriot në Dibër janë në errësire të plotë. Shkak është bërë djegia e transformatorit të zonës. Të irrituar nga kjo situatë, por dhe heshtja e kompanisë CEZ, banoret tregojnë se i janë kthyer qiriut. Fëmijët e kane të pamundur të mësojnë në këto kushte dhe thuajse kanë braktisur mësimet. Banoret refuzojnë të paguajnë për transformatorin e ri. Ata thonë se janë pagues të rregullt dhe se është detyre e kompanisë të zëvendësoje pajisjen e djegur Por i kontaktuar nga Vizion Plus kreu i ri i CEZ për rrethin e Dibrës, Gani Salkurti, deklaron se pavarësisht përpjekjeve për zëvendësimin e transformatorit, në magazinat e CEZ nuk ka mbetur asnjë pajisje e re. Po ashtu kreu i CEZ bën të ditur se arkëtimet në këtë zone janë shume të ulëta dhe se banoret fshatit Bllice abuzojnë me energjinë. Madje këtë periudhe terri në fshatin Bllice është vjedhur për skrap e gjithë kabina e energjisë elektrike. Kjo situate e bën thuajse të pamundur rikthimin e energjisë të paktën për këtë periudhë të mbetur të vitit

Recommended