100-vjetori i lindjes së Teki Kolanecit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është fshati Kolanec, vetëm 4 km larg nga qyteti i vogël i Maliqit. Fshat ku 100 vjet më parë ka lindur gjeneral Teki Koloneci, padyshim një nga patriotët më të njohur të vendit. Ai ishte lidhur ngushtë jo vetëm me luftën patriotike të çetave të krahinës së Gorës, por padyshim një nga figurat më të njohura të Luftës Nacional-Çlirimtare. Me emrin e gjeneral Teki Kolonecit janë të lidhura që nga krijimi i çetave të para të kësaj lufte e deri tek krijimi i batalionëve e brigadave së pari në krahinën e Gorës dhe më pas në të gjithë vendin. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së gjeneral Teki Kolonecit, Bashkia e Maliqit dhe shoqata e veteranëve të luftës organizuan një takim përkujtimor.Deputetja Olta Xhaçka, në emër të shoqatës "Gora" i dha titullin "Krenaria e Gorës" mbesës së Heroit të Popullit" Teki Kolaneci, zonjës Brizida Gjikondi. Më pas në qendër të fshatit Kolanec tek lapidari i fshatit janë vendosur kurora nga grupi i deputetëve, Bashkia Maliq, veteranë të luftës, familjare të gjeneralit si dhe banorë të zonës. Për të ruajtur kujtimin e babait, që kishte dëshirë të madhe të rikthehej në fshatin e lindjes, tre djemtë e tij kanë blerë dhe rindërtuar shtëpinë në fshatin Kolanec.

Recommended