Skedat e 7 te arratisurve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mund te konsiderohen si persona me rrezikshmëri te larte pasi te shtate te burgosurit, te cilët u arratisen një dite me pare nga burgu i Drenovës ne Korçe, janë te dënuar për vepra te renda si vrasje pengmarrje apo grabitje. Kjo është edhe arsyeja qe ne vendimet e gjykatave është cilësuar qe këta te dënuar, si shume te tjerë te qëndronin ne një burg te sigurisë se larte, siç është kualifikuar ai i Korçës por qe realisht nuk rezultoi i tille.Admir Tafili 38-vjeçar është dënuar me burg te përjetshëm. Ai u arratis nga burgu i Shenkollit gjate lejes disa oreshe te dhëne ne 1 tetor te vitit 2010 e ne mars 2011 dhe vrau për gjakmarrje dy vëllezërit Gjovalin e Nik Pjetrushi, 45 dhe 23 vjeç.Fran Marashi, 33-vjeç nga Shkodra është dënuar me burgim te përjetshëm për vrasje. Ai është ekstraduar nga Italia ne vitin 2006, pasi akuzohej si një nder pjesëtaret e bandës se Urës Vajgurore, ku ne trazirat e 1997-s mbeten te vrare katër police dhe u plagosen dy te tjerë.Gezim Guri, 34 vjeç nga Shkodra, i dënuar me burgim te përjetshëm. Guri është akuzuar për vjedhje me arme dhe vrasje te kryer ne qytetin e Shkodrës.Reiz Haxhiraj, 42 vjeç nga Selenica e Vlorës, është bere personazh i krimit ne 1997. Ai u akuzua se ne atë kohe rrëmbeu një inspektor policie dhe e mbajti peng. Haxhiraj u arrestua nga shteti grek dhe u ekstradua ne Shqipëri, ka mbi vete një dënim prej 13 vjet heqje lirie.Eduart Lulo, 28 vjeç, është dënuar me 25 vite burg për "Vjedhje me pasoje vdekjen". Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2004. Ai se bashku me Gentjan Dajlanin kane grabitur banesën e një te njohuri te tyre, ku kane vrare djalin e madh te kësaj familje Paulin Nikollen, vetëm 21 vjeç.Artur Gora, 44 vjeç, lindur e banues ne Pojan te Korçës rezulton i arrestuar ne vitin 2000 dhe i dënuar me vendim te formës se prere ne vitin 2001 me burgim te përjetshëm, për "Vrasje me dashje për shkak te cilësive te veçanta te viktimës" dhe "Armëmbajtje pa leje"Gezim Toma, 31 vjeç, rezulton një nder te dënuarit e fundit për vrasje me dashje, e cila ka ndodhur këtë vit. Ai është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhes, 25 vjeç, ne kraste te Martaneshit. Sipas te dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit qe ai kishte sistemuar ne oborrin e pallatit.
Recommended