http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një prej skenave me te famshme te Tom Cruise ne filmin e njohur Mission Imposible është e vështire dhe tipike hollivudiane, por a e keni menduar ndonjëherë se te tille sport, qe ne anglisht njihet si Climbing e ne shqip do te përkthehej Kacavjerrje, mund ta ushtroni tani edhe ne Shqipëri?! Elion Çikopano kacavjerrjen e ka kthyer ne profesion. Bashke me dy miq te tij amerikane, prej nje viti, ai ka krijuar ne kryeqytet klubin "Rock Tirana" e mbi te gjitha ka hapur këtë palestër, qe nuk ngjan aspak me ato qe shohim kudo. Këtu mund te mësosh te kacavirresh si profesionist, por edhe ta përdoresh këtë sport si nje mënyre për te mbajtur trupin ne forme. 1 ore ngjitje e zbritje tek keto struktura te krijuara për te riprodhuar idenë e shkëmbit te ben te harxhosh deri ne 1 mije kalori. Rreth 40 minuta larg Tiranës ndodhet liqeni i Bovilles. Kjo është rruga qe te çon drejt shkëmbinjve mes malit te Bastarit dhe Gamtit. Ketu natyra ka krijuar ambientin e duhur per tu ndjere pak Tom Cruise ne kacavjerrje, ndaj jo me kot ekspedita te ndryshme me kacavjerres te huaj kane vendosur ne këto shkëmbinj ganxhat e nevojshme. Por ndryshe nga palestra, për kacavjerrjen ne natyre duhet te jesh i pajisur me veshjen dhe mjetet e duhura. Këpuce enkas per rrëpira e mbi te gjitha rripa e ganxha profesionistesh. Jeff Dokmo, bashkëthemelues i klubit te kacavjerrësve shqiptare, e njeh mire këtë sport. Per kureshtje ai vjen nga Colorado, vendi I kanioneve dhe ka 9 vjet qe bredh shkëmbinjve, duke e pare Shqipërinë si një vend me mjaft potencial per zhvillimin e këtij sporti. Ky është nje sport qe jo vetëm te mban trupin ne forme, por qe te ofron dhe shume adrenaline. Ndaj nëse jeni te guximshëm, kacavirruni.
Be the first to comment