Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë vit i gjithë sistemi parauniversitar duket ne kaos, për regjistrimet e sezonit te ri shkollor. Jo vetëm ne kopshte ka radhe te gjata për regjistrime, por edhe ne shkollat e mesme te kryeqytetit. Dhjetëra prindër e nxënës kane zëne radhën ne orët e para te mëngjesit për te shënuar emrin ne vitin e pare ose siç njihet ndryshe klasa e dhjete. Ata tregojnë se edhe pse banore te lagjeve pranë gjimnazeve, nuk po i fusin dot fëmijët ne këto shkolla. Drejtuesit e gjimnazeve pohojnë se kjo dyndje është pasoje e një urdhri qe ka nxjerre drejtoria arsimore e Tiranës këtë vit. Çdo shkolle është detyruar qe pese ditët e para te regjistroje vetëm nxënës qe vijnë nga tre 9-vjeçaret e përcaktuara si referim. Vetëm ne ditën e gjashte e vetëm nëse ka vende te lira do te pranohen nxënës te tjerë. Nëndrejtorja e "Petro Ninit" na tregon se kërkesa për vitin e pare është sa 5-fishi i kapaciteteve te kësaj shkolle. Ne Ministrinë e Arsimit deklarojnë se kjo situate është vetëm ne katër apo pese shkollat e cilësuara nder vite si me te mirat e kryeqytetit, nga 14 qe janë ne total. Ato do te kenë mësim me dy turne, ndërsa ne te mesmet e tjera klasat janë nen kapacitetet. Kjo është vetëm dita e dyte e regjistrimeve ne shkolla, qe do te mbyllen ne datën 14 për t'i lëne vendin te hënës ne 16 shtator ditës se pare te shkollës.

Category

📺
TV

Recommended

3:50
Up next
3:50