Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 11/23/2015
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Neser shqiptaret do te ndjekin mbledhjet e dy qeverive, ate te kryeministri Sali Berisha I cili sipas kushtetutes qendron ne detyre deri ne fillim te muajit shtator dhe ate te kryeministrit te zgjedhur Edi Rama. Sali Berisha duke ndjekur traditen 8 vjecare do te mbledhe ministrat ne oren 11.00 si cdo te merkure, dhe pjesa e pare e mbledhjes do te jete e hapur per median. Kryeministri i zgjedhur Edi Rama do te mbledhe kabinetin e tij ne Vlore ne oren 12.00, mbledhje qe do te zhvillohet ne nje prej hoteleve te ketij qyteti per shkak te ambjenteve relativisht te medha qe nevojiten per kete rast. Kjo eshte mbledhja e pare e kabinetit qe do te drejtoje shqiptaret per 4 vitet e ardhshme dhe eshte menduar qe te zgjase dy dite. Per shkak se kjo nuk eshte mbledhje zyrtare pasi qeveria nuk ka marre mandatin nga parlamenti dhe per shkak te qendrimit te hershem te Edi Rames se mbledhjet duhet te jene te mbyllura ne respekt te kushtetutes,takimi i kabinetit Rama, do te zhvillohet pa pranine e medias. Ne axhende do te jete diskutimi i programit te qeverise per 300 ditet e para si dhe ceshtje te cilat do te jene prioritet nga qeveria e re per tu zbatuar ne momentin, qe ministrat do te votebesohen e me pas do te betohen para Presidentit te Republikes. Pertej axhendes se ligjeve dhe masave mbledhja 2 ditore e ministrave ne Vlore eshte menduar edhe si nje moment per forcimin e lidhjeve dhe bashkepunimit mes ministrave te kabinetit Rama,ku 5 prej tyre i perkasin Levizjes Socialiste per Integrim.

Category

📺
TV

Recommended