Durrës, banorët: Zhvendosni mbikalimin e vdekjes - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Banorët pranë mbikalimit në zonën e plepave në Durrës kërkojnë zhvendosjen e tij. Banorët e lagjes Bregu i Kanalit kanë hartuar një peticion dhe po mbledhin firmat për ti drejtuar institucioneve lokale kërkesën për ndryshimin e vendit të mbikalimit. Shkak janë bërë aksidentet e njëpasnjëshme në këtë mbikalim të ndërtuar në një kthesë të dyfishtë dhe me dalje në rrugë. Dy javë më parë pikërisht në këtë vend humbi jetën një vajzë 18-vjeçare, një bashkëmoshatarja e saj mes dhimbjes thotë se mbikalimi u ndërtua për të shpëtuar jetë por në fakt po i merr ato. Vetëm brenda një muaji në këtë kthesë kanë ndodhur 6 aksidente. 1 ditë pas aksidentit ku humbi jetën vajza 18-vjeçare banoret kane protestuar duke bllokuar rrugën, por tashme shpresojnë te gjejnë zgjidhje institucionale pranë autoriteteve vendore duke ndryshuar projektin e mbikalimit.

Residents near the overpass in the area of Durres Plepa require movement. Coast neighborhood residents have drafted a petition Canal and are gathering signatures for local institutions to run the country's demand for changing the overpass. The causes are successive accidents in this overpass built in a double twist in the road and exit. Two weeks ago in this very place killed a 18-year-old girl, a pain between her peers say that the overpass was built to save lives but are actually receiving it. Just within a month of the curve 6 accidents occurred. 1 day after the accident that killed 18-year-old girl residents protested by blocking the road, but now hope to find institutional solutions to local authorities by changing the design of the overpass.

Recommended