Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 11/23/2015
Ka një qytet ne Shqipëri qe bën dallimin ne këtë prag zgjedhjesh dhe ai është Peshkopia. Ne asnjë nga rrugët e qytetit nuk ka flamuj apo banderola të partive politike. Ato i shikon vetëm neper zyra elektorale ose deri edhe ne automjete private. Është një vendim i bashkisë se qytetit qe ka ndaluar vendosjen ne ambiente publike te elementeve elektorale. Ne Fier pushteti vendor ka gjetur një tjetër mënyre interesante për vendosjen e simboleve. Përmes një marrëveshjeje me partitë politike është përcaktuar qe PD te shfrytëzoje anën e djathte te rrugëve te qytetit ne orientimin Jug-Veri dhe Lindje-Perëndim, PS anën e majte e orientuar ne kahun e anasjelltë. Ndërsa përgjatë vijës se bulevardit te Fierit janë vendosur banderola te secilit koalicion me numër te barabarte. Dallim bën qendra e qytetit. Bashkia e Fierit e ka përllogaritur vendin e vendosjes se flamujve bazuar ne mandatet e fituara nga partite ne zgjedhjet e 2009. Nëse PS dhe PD zëne 50% te sipërfaqes se caktuar, partitë e tjera parlamentare 35%. Për partitë parlamentare dhe kandidatet e pavarur ofrohet 15% e gjithë sipërfaqes.

Category

📺
TV

Recommended