Nje president kunder paleve - Zone e Ndaluar - 10 Qershor 2013 - Pjesa e dyte

  • 9 years ago
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv

Në këto zgjedhje ish presidenti Bamir Topi do të kandidojë kundër partisë së tij. Prej disa muajsh ai drejton FRD-në, një parti e re, e cila e vetme, do të konkurojë jashtë koalicioneve që drejtohen nga partitë e mëdha, PD dhe PS. Megjithëse nuk dihen ende pasojat elektorale të këtij vendimi, dy javë përpara votimit, janë të shumtë analistët, si dhe treguesit e disa prej sondazheve të kryera që tregojnë se në disa prej rretheve të vendit, vota për FRD-në mund të rezultojë fatale për humbjen e një mandati të partisë demokratike. Një bilanc të këtij konflikti, si dhe marrëdhënien e vështirë Berisha-Topi ju mund ta ndiqni përmes këtij materiali filmik të përgatitur nga Zone e Ndaluar.