Pavarësisht çfarë universiteti ndiqni, publik apo privat, kur behet fjale për provimin e shtetit te gjithë te diplomuarit ne fushën e mjekësisë dhe mësuesisë i nënshtrohen te mjetit test. Deri tani kandidatet me cilësore kane rezultuar ata te profilit te mjekësisë, ndërsa me te dobët te diplomuarit e infermierisë ku 52% e tyre kane dale mbetës, e ndjekur farmacia me 50% ngeles dhe mësuesia ku 38% e kandidateve nuk kane mundur te fitojnë te drejtën e ushtrimit te profesionit. Por drejtues te provimeve te shtetit tregojnë se mes 4400 kandidateve qe kane dhëne provimin, 2% e tyre e përsërisin për here te katërt. Kjo kategori ka edhe një shans tjetër ne te kundërt ata nuk mund te ushtrojnë kurrë profesionin për te cilin janë diplomuar. Ndërkohë nga 2 maji deri ne datën 22 te këtij muaji, do te zhvillohet provimi i shtetit për profilet e mjekësisë. Ndërsa periudha e gushtit do te jete për degën e mësuesisë. Drejtues te urdhrit te mjekut dhe farmacistit presin përfundimin e rezultateve për përpunimin e te dhënave. Referuar sezoneve te kaluara sipas tyre rezultatet me te mira i kane arritur kandidatet e universitetit shtetërore dhe me te dobëtat te diplomuarit ne universitetet private.
Category
📺
TV