Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 11/22/2015
Gjykata e faktit ne Tirane zbardhi 1 jave pas leximit te dispozitivit, gjithë vendimin për dosjen 21 janari. Ne 36 faqe përmblidhen argumentet qe i dhanë pafajësinë ish-komandantit te gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo, për te cilët prokuroria kërkoi dënimin me 23 dhe 25 vite burg. Zbardhja e vendimit u be publike 4 dite para skadimit te afatit për apelimin e çështjes ne shkallen e dyte. Se pari Gjykata nënvizon, se ne orën 16 : 10 minuta te 21 janarit, sulmi kritik mbi kryeministrinë, e detyroi grupin e zjarrit te gardës te përdorte armët me fishekë luftarake. Ne këtë rast gjykata i referohet precendetit te gjykuar nga Strasburgu, i njohur si rasti "Guliani", ku thekson si paralelizëm: Punonjësit e gardës ishin nen tension te vazhdueshëm dhe panik lidhur me rrezikun real qe i kanosej jetës, nënvizohet ne vendim. Si pasoje e predhave, thuhet ne vendimin e zbardhur, humben jetën Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, e me pas ne spital edhe Aleks Nika.
Episodi qe dëshmon sipas gjykatës, agresivitetin e sulmit mbi kryeministri është futja me force e një automjeti ne oborrin e selisë se këshillit te ministrave. Me tej, Gjykata shprehet se prokuroria nuk provoi se ishte pikërisht ish komandanti i gardës Ndrea Prendi, qe duke qëlluar vete i pari me arme, ka shërbyer si urdhër verbal për gardistet e tjerë, madje ka ndodhur e kundërta. Për gjykatën, Hetimi nuk ishte i plote dhe i njëkohshëm nga akuza. Trupi gjyqësor i kryesuar nga Besnik Hoxha, pranon se është bindur se predha e gjetur ne trupin e Faik Myrtajt, kane dale nga pistoleta e ish kreut te gardës, Ndrea Prendi. Gjithashtu është provuar ne librin e shpërndarje se armatimit te gardës, se atë dite, pistoleta është tërhequr nga Ndrea Prendi. Por ajo qe mbetet e paprovuar, është rrethana ne te cilën i pandehuri ka qëlluar. Nga shqyrtimi gjyqësore nuk u provua nëse Prendi, kishte kontakt pamor me viktimën, apo nëse vete komandanti i gardës ishte nen panikun e nje sulmi te rrezikshëm për jetën ne atë moment. Madje, sipas gjykatës, prokuroria nuk provoi as kohen as pozicionin e sakte te te pandehurit, ne momentin kur beri qitjen. Një tjetër argument, ne vendimin e zbardhur është se: Akuza nuk paraqiti asnjë prove për te vërtetuar se Prendi synonte apo donte vrasjen e Faik Myrtajt pasi ata te dy, nuk kishin asnjë njohje me njeri-tjetrin. Gjithashtu gjykata sqaron se nuk ngrinte dot vete nje akuze te re për te pandehurit: Gjykata ka rol pasiv gjate gjykimit, ne pozicionin e arbitrit mes palëve, dhe nuk mund te ngrejë një akuze te re apo te hetoje rreth fakteve qe nuk janë objekt akuze. Ndërsa për akuzat për 2 vrasje ndaj gardistit Agim Llupo, dhe 3 plagosje, ne rastin e Hekuran Dedes nuk ka prove shkencore për te identifikuar armen qe i shkaktoi vdekjen. Madje, dëshmitaret kane deklaruar te gjithë se gardistet ishin me maska dhe nuk kane dalluar asnjërin prej tyre. Shume persona kane qëlluar dhe ka qene e pamundur te identifikohet Agim Llupo mes tyre, argumenton gjykata. Per vrasjen e Zi...

Category

📺
TV

Recommended