Historia e papërsëritshme e aleancës, por dhe e kundërshtive ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës. Të fshehtat dhe qëllimet e takimit surprize në vilën e plazhit, në Gjirin e Lalzit. Ata që shumë herë bashkuan forcat në beteja të përbashkëta, u ndanë e luftuan kundër njëri-tjetrit, në konflikte politike që ndryshuan fatet e së majtës në këto 15 vitet e fundit. Kjo marrëdhënie e vështirë mes vëllezërve armiq të së majtës, në Zone e Ndaluar nga gazetari Andi Bushati.