Delijorgji: Jam i pafajshëm - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Afro katër vjet pas ngjarjes së rende ku gjate një shpërthimi ne ish-punishten e demontimit ne Gërdec humben jetën 26 persona, Gjykata e Tiranës i ka dhëne fund shqyrtimit gjyqësor për 29 te akuzuarit, dhe ka caktuar 6 marsin si ditën kur do te shpalle vendimet për te pandehurit. I fundit nga te akuzuarit qe ka paraqitur pretendimet e tij ne lidhje me akuzën dhe qe i kërkoi gjykatës ta shpalle te pafajshëm, ishte ish-administratori i "Albademilit" Mihal Delijorgji.
Nëpërmjet avokatit mbrojtës Gëzim Velshnja një nga te akuzuarit kryesor te procesit për te cilin prokuroria kërkoi burgim te përjetshëm, ka renditur para gjykatës te gjitha faktet për të vërtetuar se akuzat ndaj tij janë te pabazuara dhe nuk provohen. Ndërsa ne lidhje me shpërthimin e 15 marsit i pandehuri deklaron ne konkluzione se ajo ai qene i paramenduar dhe jo si pasoje e një gabimi njerëzor. "Ngjarja dhe pasojat e shkaktuara me date 15.3.2008 ne ish-repartin e tankeve ne fshatin Gërdec, ne vështrim te mbrojtjes se te mbrojturit prej meje, Mihal Delijorgji, nuk ka ndodhur nga pakujdesia e punëtoreve qe punonin ne fabrikën e çmontimit dhe çmilitarizimit. Ngjarja dhe pasojat e ardhura kane një prapavije te theksuar politike ne dem te interesave te Republikës se Shqipërisë. Kjo ngjarje me pasoja te renda njerëzore dhe ekonomike, tregoi se masat e sigurisë ne vend, megjithe përpjekjet e mëdha te bëra nga individët, janë me mangësira te mëdha. Pavarësisht se ne fabrikën e montimit te municionit ne Gërdec, zhvillohej një aktivitet privat, por ky i ligjshëm, i miratuar dhe monitoruar nga institucionet përkatëse te sigurisë se shtetit shqiptar" është shprehur avokati. Procesi për tragjedinë e Gërdecit nisi shqyrtimin ne Gjykatën e Tiranes tre vjet me pare. Çështja po gjykohet nga një treshe gjykuese e përbëre nga Ridvan Hado, Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj. Gjate konkluzioneve përfundimtare prokuroria kërkoi tre burgime te përjetshme për te akuzuarit kryesor si dhe dënime nga 3 deri ne 23 vjet për te pandehurit e tjerë.

Nearly four years after the event that during a severe outbreak in the former workshop of dismantling in Gerdec 26 persons lost their lives, the District Court put an end to judicial review for 29 of the accused, and has set March 6 as the day will announce decisions for the defendant. The last of the accused who has shown his claims regarding the charges and asked the court to declare him innocent, was the former administrator of "Albademilit" Mihal Delijorgji.
Through Joy Velshnja a defense attorney from the main accused in the process to which the prosecution sought life imprisonment, the court has ordered all the evidence to prove the charges against him are unfounded and not substantiated. While related to the explosion of 15 March the defendant claims he conclusions that it was deliberate and not due to human error. "The event and the consequences caused by dated 15.3.2008 in the former ward of the tank in the village of Gerdec, we look to the protection of ...
Recommended