I gjendur në një situate jo të mirë shëndetësore, kreu i ekzekutivit, është kapur fillimisht nga truprojat e tij, e më pas ka lënë podiumin ku po fliste për 21-vjetorin e themelimit te Partisë Demokratike. Situata për luhatjen fillimisht të tensionit te kryeministrit, ka tensionuar të pranishmit në festë. Si pasoje askush nuk e ka pasur me mendjen ne festimet për 21 vjetorin, kur përqendrimi i demokratëve, është fokusuar tek shëndeti i kryeministrit, duke bere qe festa te mbaroje brenda pak minutash. Vëmendja me pas nga ora 19:15 minuta, është përqendruar tek shtëpia e kryeministrit Berisha. Makina me eskorden por jo vetëm, kane qëndruar poshtë pallatit te kryeministrit, me prani dhe te drejtuesve kryesore te PD si Topalli, Basha apo Ndoka. Ne shtëpinë e Berishës ka pasur lëvizje dhe interesim, kur ne pritje te përmirësimit te shëndetit, ishin marrë masat dhe ne rrugët kryesore të Tiranes, për një transportim të mundshëm të tij ne spital me urgjence. Dy ambulance, njëra shtetërore dhe tjetra e spitalit privat kane qëndruar ne gatishmëri ne rruge, nga dy daljet. Ndërsa truprojat e policet e shumte janë kujdesur te mbajnë sa me larg kamerat nga apartamenti i kryeministrit. Rreth orës 21.00 ka qenë makina me kryeparlamentaren Topalli, që ka lënë e para shtëpinë e kryeministrit dhe pak minuta me vone dhe kryetari i bashkime Lulzim Basha. Kjo lëvizje ka treguar një qetësim te situatës shëndetësore, kur me pas vete makina e Berishës, ka lënë shtëpinë për tu parkuar bashke me eskorden ne ambientet e kryeministrisë ndërsa Berisha mendohet se është lenë ne shtëpi për te pushuar. Siç është bërë e ditur dhe në njoftimin për shtyp që këshilli i ministrave ka publikuar, duke bere me dije se gjendja e kryeministrit është stabilizuar, duke u kujdesur te tregohet se Berisha kishte një gjendje lipotime dobësie te lidhur me një virozë, për te cilën ai është kuruar ditët e fundit. Ndërsa kryetari i partisë socialiste Edi Rama ne faqen e tij "Twitter", ka pohuar keqardhje duke i uruar me sinqeritet asgjë serioze për shëndetin
Comments