Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Një tjetër incident është shënuar në ambientet shkollore duke shkaktuar edhe të lënduar. Ngjarja e radhës ka ndodhur paraditen e së martës brenda ambienteve te shkollës "28 Nëntori" në kryeqytet. Sipas policisë, protagonistë të ngjarjes janë dy nxënës te klasës se 9-te, zënka mes te cilëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Drejtoresha e shkollës Liri Ahmeti ka deklaruar se nxënësi është plagosur nga një xham i thyer. Sherri mes dy 15-vjecarëve, shokë të një klase, është sqaruar në prani të policisë, drejtuesve të shkollës dhe prindërve të tyre. Një muaj me pare një ngjarje e rende u shënua ne një shkolle te mesme ne Peshkopi, ku grindja mes dy adoleshenteve përfundoi me vdekjen e njërit prej tyre.

Category

📺
TV
Comments

Recommended