Ilaçe kontrabande ne farmacitë e vendit - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Nëse keni nevoje te blini antibiotike apo ilaçe për tensionin tregohuni te kujdesshëm te kontrolloni pullën e sigurisë mbi to.
Qendra e kontrollit te barnave ka kapur ne rreth 50 farmaci medikamente te futura kontrabande ne Shqipëri, nga vete drejtuesit e tyre. Por rreziku i skadences ne këtë rast duket me i vogli, pasi dyshohet për tjetërsimin te origjinës se ilaçit, llojit te tij te mbuluar me pas me riambalazhim. Me ligjin aktual licenca i hiqet vetëm drejtuesit teknik te farmacisë, duke e lëne kështu pronarin e saj te vijoje kontrabandën. Me propozimin e ri kërkohet qe te jete pikërisht ky i fundit qe te penalizohet duke ju hequr licenca e mbyllur biznesi për te paktën pese vjet. Shkeljet me te mëdha bëhen ne farmacitë e tiranes ku janë te përqendruara edhe me shume këto aktivitete.

Recommended