Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pas dështimit te procesit te regjistrimit ne Maqedoni, kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, e përqendron vëmendjen ne Gollobordë te Dibrës, zone kjo e bere shpesh shkas për debat mes banoreve, një pjese te cilëve deklarohen maqedonas e te tjerët bullgare.
Ndonëse ne takimin me dyer te mbyllura me komunitetin e zonës, ku merrte pjese edhe prefekti i Dibrës, nuk është lejuar prania e medieve shqiptare, gjate mitingut ne fshatin kufitar Xhepisht, shefi i qeverise se Maqedonisë u zotua se kjo zone do te ishte ne vëmendjen e institucionit qe drejton. "I dashur popull maqedonas, tashme është bere e mundur hapja e rrugës si dhe shkurtimi i distancës nëpërmjet këtij kalimi kufitar duke përmbushur kështu premtimin tim ndaj këtij komuniteti qe flet te njëjtën gjuhe dhe ka te njëjtat tradita. Ne do të përkushtohemi për tu përkujdesur për ta në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ata janë qytetarë lokal të Shqipërisë dhe ashtu duhet të jetë, por njëkohësisht ata si maqedonas etnik kultivojnë traditën, kulturën, gjuhën dhe lidhjet me Maqedoninë," eshte shpreur Gruevski. Ne zonën e Gollobordës me 5 mije banore, procesi i regjistrimit po vijon normalisht. Edhe pse pretendohet për shumice te komunitetit maqedonas, shume prej banoreve te lindur ne këto troje e ndjejnë veten shqiptar dhe si te tille janë deklaruar ne proces. Gruevski u premtoi banoreve te Gollobordës se ne takimin e pritshëm me kryeministrin Berisha do te kërkojë ti kushtohet me shume vëmendje kësaj zone qe te përmirësohen kushtet e jetesës. Kjo vizite jo zyrtare u publikua një dite me pare nga agjencia e lajmeve "INA", e cila theksonte faktin se kryeministri maqedonas edhe pse vinte ne Shqipëri, anashkalonte Tiranen, pa përfshire ne axhende asnjë takim me zyrtaret e larte.

Category

📺
TV
Comments

Recommended