Familja Konomi: Jemi në rrezik - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Tre jave pas ekzekutimit mafioz ende te pazbardhur te gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, familjaret e tij kërkojnë ndihmën e shtetit për mbrojtjen e jetës se tyre dhe pronës.
Me ane te një letre te hapur, drejtuar Presidentit dhe ministrit te Drejtësisë deklarojnë se ndihen ne rrezik për jetën për shkak te çështjes se pronësisë. Letra behet publike vetëm tre dite para gjyqit te radhës qe familja Konomi ka për konfliktet e pronësisë. "Për sa kohë që krimi mbetet pa fajtorë dhe çështja e pronave e pazgjidhur, ne ndihemi të rrezikuar seriozisht për jetën. Nga çfarë dihet deri më sot, pronat e trashëguara nga familja, të cilat janë njohur dhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë, përbëjnë pistën kryesore te hetimeve. Nisur nga kjo, frika jonë është edhe më e madhe tashmë që ndodhemi në pragun e një gjyqi i cili pritet të zhvillohet të hënën, më datë 3 tetor. Pa dashur të hamendësojmë asgjë, kërkojmë që ju të ushtroni të gjithë influencën tuaj që ky proces të zhvillohet sa më i qetë, i rregullt dhe në përputhje të plotë me ligjin. Familja jonë kërkon jo vetën mbrojtjen e pjesëtarëve tanë, por edhe të trupit gjykues ndaj presioneve të mundshme". Familja Konomi shprehet e vendosur dhe thekson se pavarësisht vrasjes makabre te 33-vjeçarit apo çdo akti kriminal qe synon pengimin e drejtësisë, nuk do te tërhiqet nga rruga ligjore për te kërkuar te drejtat e saj për pronën. Gjyqtari Skederdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve te mitur, u ekzekutua me ane te shpërthimit me tritol te makinës ne qendër te Vlorës. Ngjarja qe tronditi mbare vendin e sidomos sistemin e drejtësisë, mbetet e pazbardhur pavarësisht deklaratave publike te zyrtareve te policisë.

Three weeks after the execution mafia judge yet unresolved Vlora Skerdilajd Konomi, his family seeking state help to protect their lives and property.
Through an open letter addressed to the President and Minister of Justice stated that they feel at risk for life because the issue of ownership. The letter made ??public just three days before the next trial that Konomi is family property disputes. "As long as crime remains without guilt and unresolved issue of property, we feel for life endangered. From what is known so far, inherited the family properties, which are known and a Supreme Court decision, constitute the main runway of the investigation. Given this, our fear is even greater now that we are on the verge of a trial which is expected to be held on Monday, on October 3. Without wishing to presume anything, we ask that you exercise all your influence to develop this process as smooth, orderly and in accordance with the law. Our family seeks not only to protect our members, but also judge potential pressures. "Family Konomi fully committed and stresses that despite the macabre murder of 33-year period or any criminal act which aims at obstructing justice, will not withdraw from the legal path to search her ??property rights. Judge Skederdilajd Konomi, father of two minor children, was executed by mea...

Recommended