Familjaret per vdekjen e dëshmitarit "X" - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Familjaret e Agim Zogajt, i njohur ndryshe si dëshmitari "X", dhe njeriu kyç qe ngriti akuzat per krime lufte ndaj deputetit te PDK--së Fatmir Limaj dhe 9 ushtareve te tjere te UÇK-së, jane te tronditur nga lajmi se Zogaj është vetëvrarë me litar ne nje park ne Gjermani.
Te afërmit e Zogajt tregojnë jashtë kameres se lajmin për vdekjen e Agimit e morën nga mediat. Për ta kjo ngjarje mbetet një mister, madje akuzojnë Eulex-in se Zogaj është rrëmbyer nga shtëpia e tij ne muajin prill dhe qe prej asaj dite, ata nuk dinin asgjë për vendndodhjen e tij. Edhe pse nuk ka mbërritur trupi i te ndjerit, madje nuk ka asnjë lajm se kur do t'i rikthehet familjes për te kryer ritet mortore, vete familjaret hapur dyer për te pritur ngushëllimet. Ndërkohë, gjithçka qe tregon misioni Eulex për këtë ngjarje është se policia gjermane ka nisur hetimet rreth saj dhe janë ne pritje te nje përgjigjeje zyrtare. Eulex, ndërkohë mohon ta ketë marre ne mbrojtje si dëshmitar Agim Zogaj. Te kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Vizion Plus, avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj nuk ka dashur te komentoje vetëvrasjen e dëshmitarit "X", per te mos e shndërruar atë ne nje debat mediatik. Gjithçka qe kemi per te thene do ta bëjmë brenda mureve te gjykatës, ka thene Rrecaj. Agim Zogaj kishte sherbyer si roje ne burgun e Kleçkes gjate vitit 1998-99. Me pas ai ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Akuzat e ngritura janë te regjistruara, dhe madje ekziston edhe ditari i tij i famshëm ku ai akuzon Fatmir Limajn për vrasjen e dy oficereve serbe dhe disa civile shqiptare gjate luftës ne Kosovë. Por nëse dëshmia do te quhet e vlefshme apo jo per kete do te vendose gjykata. Ndërkohë mbrojtja e Limaj do te bazohet ne alibinë se ai nuk ka qene ne Kosovë por ne Shqipëri gjate kohës kur janë kryer krimet. Per te dëshmuar rreth kësaj do te thirren si dëshmitarë 13 ish --anëtarë e shtabit te përgjithshëm te UÇK-së.

Sunrise Zogaj family members, known as witness "X", and key man who brought war crimes charges against a Member of PDK Limaj and 9 other soldiers of the KLA, are shocked by the news that is suicide Zogaj with rope in a park in Germany.
Zogaj relatives show off camera that the news of Dawn's death took from the media. To this event remains a mystery, even accuse the Zogaj EULEX is abducted from his home in April and since that day, they knew nothing about his whereabouts. Although no body of the deceased arrived, and it has no news of when the family will return to perform funeral rites, relatives themselves open door to waiting condolences. Meanwhile, everything that shows EULEX mission for this event is that German police have launched an investigation about her and are awaiting an official response. EULEX, while denying protection to be taken in as a witness Sunrise Zogaj. Contacted by telephone by Vizion Plus, the defense of Fatmir Limaj Rrecaj Tahir did not want to comment suicide of witness "X", for not making it into a media debate. All you have to say we wil...

Recommended