Aleanca Kuq e Zi iu ka bere thirrje shqiptareve te bojkotojnë plotësimin e formularit per deklarim te kombësisë ne baze etnie dhe feje.
Ne mitingun e zhvilluar ne qytetin e Fierit me dhjetëra qytetare i janë bashkuar lëvizjes per te mos u bere pjese e asaj qe cilësohet si loje antishqiptare. Historiani i njohur Pëllumb Xhufi, midis të tjerash tha se "menjëherë pas daljes së vendimit të gjykatës Kushtetuese një përfaqësues i qeverisë shqiptare nxitoi e tha se ky vendim nuk prek censusin. Si mund të pranohet ky regjistrim, kur gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin mbi kombësinë, e fituar me vendim gjykate, e të njihet një regjistrim me duar në xhepa, duke u marrë ky i mirëqenë?". "Ne -- shtoi Xhufi, duhet të njohim faqezinjtë e vërtetë. Lista e gjatë e tyre duhet bërë publike jo vetëm në faqet e internetit, por edhe në media, Në një bllok të zi të shënojmë nga faqeziu i parë- që e dimë se kush është, deri te dy faqezinjtë e fundit, të gjykatës Kushtetuese që votuan për mos heqjen e kombësisë nga zyrat e gjendjes civile". Ndërsa sipas kolonel Myslym Pashajt, personit qe hodhi drite mbi paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, iniciativa kundër censusit është ne dobi te çështjes shqiptare. Sipas te pranishmeve ne miting, regjistrimi i popullsisë mbi baza etnie dhe feje është një tradhti kombëtare.
Comments