KQZ voton me debate rezultatin përfundimtar - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Edhe seanca e fundit për rezultatin final te zgjedhjeve vendore ne KQZ nuk ka prodhuar dot konsensus. Madje 3 te zgjedhurit e opozitës ne komision janë larguar pasi kane deklaruar se pozicioni i Ristanit është jo legjitim çka ka sjelle votimin e aktit përfundimtar vetëm prej 4 anëtarëve te tjerë, pas një situate tensioni e debatesh.
Pas largimit përpara votimit te projekt aktit qe certifikon rezultatin final te zgjedhjeve tashme i takon Partisë Socialiste te vendose nëse do te ankimoje ne kolegj zgjedhor faktin qe ky akt nuk u miratua me shumice te cilësuar ne KQZ. Megjithatë, ankimimi nuk pritet te ndikoje ne proces pasi tashme mandatet për kryetare bashkie e komune janë shpërndarë. Sipas tabelave përfundimtare te hartuara nga administrata e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te paraqitura ne aktin përfundimtar, 65 bashkite qe janë ne gjithë vendin rezultojnë te jene fituar 35 nga kandidatet e koalicionit "Aleanca për te Ardhmen" dhe 30 nga kandidatet e koalicionit "Aleanca për Qytetarin". Qarqet ku PS ka marre me shume bashki janë ato te Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, ndërsa për demokratet fitorja e thelle kundrejt rivalit është garantuar nga qarku i Shkodres. Socialistet kane marre 5 bashki me shume sesa demokratet por këta te fundit rezultojnë te kenë fituar 72 komuna me tepër. Kështu 110 janë fituar nga Aleanca për te Ardhmen ndërsa 182 nga Aleanca për Qytetarin. Ne këto rezultate 5 komuna janë fituar nga PBDNJ dhe 2 komuna LZHK. Ne tabelën përfundimtare qe mbeti disa jave peng i komunës Shale te Shkodres. Shihet se ne rang vendi koalicioni i djathte, ka marre 141 723 vota me shume se koalicioni i majte ose e thënë ndryshe, 9 % me shume. Por si subjekt PS ka një numër me te madh votash rreth 100 mije. Vetë PS ka marrë rreth 432 mijë vota, kurse PD ka siguruar vetëm rreth 330 mijë. LSI ka përcaktuar balancat me 117 mijë përkrahës ose rreth 7.4 për qind të votave. Kurse në kampin e majtë më shumë vota kane marrë PDK dhe PDS e Milos me nga 3 për qind. PDIU e çamëve ka marrë 4 për qind të votave ose 63 mijë të tilla. Pra vete PS ka marre me pak ne koalicion ku sipas rezultateve, 21 aleatet e PD, kane marre dyfishin e votave te 22 aleateve te PS. Ne këto zgjedhje numri i zgjedhësve që morën pjese në votim ishte 1 milion 571 96 shtetas me te drejte vote.

Even last session for the final outcome of local elections at the CEC could not produce consensus. Even 3 to elect the opposition we have left after the commission have stated that the position is not legitimate Ristani what has brought the final act only vote of 4 members, after a pressure situation and debates.
After leaving the bill before voting to certify final election results now belongs to the Socialist Party to decide whether to appeal to the electoral college the fact that this act was not adopted by qualified majority in the CEC. However, the claim is not expected to affect the process because now mandates for mayor of the commune are distributed. According to the final tables d...

Recommended