Stonestreet: Qeverine ta zgjedhe populli - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Zgjedhje te lira, te ndershme dhe vullnet politik! Këto janë rekomandimet kryesore qe vijnë nga OSBE/ODHIR pas përfundimit te raportit për zgjedhjet e 8 majit. Kreu i delegacionit te eksperteve te OSBE/ODHIR Jonattan Stonestreet me te mbërritur ne Shqipëri për te prezantuar raportin deklaroi se procesi zgjedhor ka nevoje për përmirësime. "Ne kemi përfshirë në raportin tonë përfundimtar dhe disa rekomandime të cilat duhen parë së bashku me ato të dhëna për zgjedhjet e mëparshme të 2009. Ajo që është e rëndësishme është të garantohet që zgjedhjet të bëhen për popullin, të bëhen për zgjedhësit, në mënyrë që ata vetë të kenë mundësi të zgjedhin se kush do i qeverisë ata. Është më e rëndësishme kjo, sesa beteja midis partive politike. Për këtë arsye, përveç hapave legjislative që duhen ndërmarrë është gjithashtu e rëndësishme që të kemi dhe vullnetin politik të partive politike". Pas takimit me zv/kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, kreu i delegacionit te OSBE/ODHIR deklaroi domosdoshmërinë e hartimit te reformës zgjedhore. Për Stonestreet ky proces duhet te përfshijë te gjitha grupet e interesit dhe hartimi i kodit zgjedhor te përfundoje para zgjedhjeve te 2013. "Ne shpresojmë sigurisht që kjo reformë zgjedhore të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, por sigurisht nuk ka nevojë të nxitohet dhe shpresojmë që ajo të përfundojë në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme." Lideri i opozitës Rama gjate takimit me kreun e ODIHR, ka vlerësuar raportin për zgjedhjet e 8 majit si gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, duke theksuar se ndryshe raporti i vitit 2009 këtë ai ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartësinë e tij. Stonestreet ka marre garanci se rekomandimet e ODIHR do te respektohen edhe nga presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha dhe kreu i LSI Ilir Meta.

Elections free, fair and political will! These are the key recommendations from the OSCE / ODIHR report after the May 8 elections. Head of delegation of experts of OSCE / ODIHR Jonattan Stonestreet Upon arriving in Albania to introduce the report stated that the election process needs improvement. "We have included in our final report and recommendations which should be considered along with data for previous elections of 2009. What is important is to ensure that the elections will be for the people, be made to the voters so that they themselves have the opportunity to choose what government they would. It is more important than the battle between political parties. For this reason, other than legislative steps to be taken is also important to have political will and political parties ". After meeting with the Deputy / Prime Minister and Foreign Minister Edmond Haxhinasto, head of the delegation of OSCE / ODIHR stated the necessity of drafting the electoral reform. For Stonestreet this process should involve all stakeholders and the drafting of the electoral code expires before the 2013 elections. "We cert...
Recommended