Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Zbardhet skandali i dhënies se te drejtës se doktoraturave universiteteve private, para vendimit te Këshillit te Ministrave, qe mundësonte ligjërisht këtë. Një dite pasi Universiteti Evropian i Tiranes prezantoi madje me ceremoni çeljen e procesit te doktorimit, dalin fakte se leja nga Këshilli i Akreditimit është dhënë ne muajin korrik, ndërsa qeveria e ka miratuar këtë vendim ne gusht, një vendim qe nuk mund te kishte fuqi prapavepruese.
Vendimi i Këshillit te Ministrave i takon një jave me pare, ndërkohë qe licenca për doktoraturat i është dhënë UET-se një muaj me pare. Madje gjate aktivitetit te ditës se marte edhe një nga drejtueset e këtij institucioni deklaroi datën e licencimit, duke përforcuar madje se ende procedurat teknike nuk kane përfunduar. E ne fakt pritet akoma një urdhër nga ministri i Arsimit për këtë. Po cila është historia e dhënies se licencave për ketë nivel studimi, qe deri tani ishte ekskluzivitet i Universitetit Publik? Një vendim i Këshillit te Ministrave i dhjetorit 2007, përcakton kriteret për marrjen e doktoraturave, por monopoli për dhënien e tyre i mbetet universiteteve publike dhe jo atyre private. Në vitin 2009, ish-ministri i Arsimit, Fatos Beja, beri përpjekje për të bërë një urdhër që korrigjonte këtë vendim të Këshillit të Ministrave, por ky urdhër nuk u zbatua kurrë, pasi ai nuk mund te dilte mbi një VKM. Pikërisht kështu shpjegohet edhe përgjigja refuzuese që Ministria e Arsimit i dha në shkurt të këtij viti, Universitetit Epoka dhe UFO, duke ia mohuar të drejtën e dhënies se doktoraturave, pasi ato përjashtoheshin nga dhënia e programeve mësimorë në ciklin e tretë. Shqetësimi i universiteteve te tjera private është se UET, po bën fakt të kryer një program, i cili është licencuar në mënyrë të paligjshme dhe po starton në mënyrë të paligjshme. Por ajo qe duhet te sqaroje Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Akreditimit, është se si ia dhanë te drejtën Universitetit Evropian te Tiranes për doktoratura, kur qeveria nuk e kishte zhbllokuar ende ligjërisht këtë proces dhe a ka sfond politik apo trafik influence një veprim i tille, ne shkelje te ligjit?

Scandal bleach giving access to doctoral private universities, prior to the decision of the Council of Ministers, which legally allow this. A day after the European University of Tirana presented the opening ceremony, even with the doctoral degree process, emerging evidence that permission has been granted Accreditation Council in July, while the government has adopted this decision in August, a decision can not have retrospective effect .
The decision of the Council of Ministers is entitled to a week ago, while the license was granted doctorates UET than a month ago. Even during activity on Tuesday and a trustee of the institution said on licensing, even reinforcing the technical procedures have not yet completed. And in fact, still expected an order by the Minister of Education for this. If that is the history of issuing licenses for this level of study, w...

Category

📺
TV
Comments

Recommended