Erion Braçe: Pafajësia e Fullanit? Nishani e ftoi në ballo pas birucës
  • 9 years ago
TIRANE - Kryetari i komisionit parlamentar të ekominisë, Erion Braçe shprehet i bindur se ish- guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani nuk mund të jetë i pafajshëm. Pa asnjë mëdyshje deputeti socialist kundërshton vendimin e gjykatës dhe vlerëson se zoti Fullani ka përgjegjësinë e tij për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit si dhe tenderin e blerjes së Hotel ?Dajtit?. Në një intervistë për Report TV zoti Braçe tha se vendimi i pafajësisë për tre séance në Gjykatën Penale, ka qenë i ndikuar. Deputeti socialist kujtoi ftesën që iu bë Fullanit nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Nisur nga kjo situatë Braçe bën apel që reforma në drejtësi të realizohet sa më shpejt.

Ne intervisten e tij për Report TV zoti Braçe komentoi edhe aksionin kundër informalitetit, i cili sipas tij është gjithëpërfshirës, prek si bizneset e vogla ashtu edhe bizneset e mëdha. Ai deklaroi se janë kontrolluar 6.500 biznese dhe gjobat për shkelje nuk arrijnë më shumë se 1.2 milionë dollarë. Sa i takon debatit për ndryshimet në qeveri zoti Braçe tha se ky është një vendim që i takon kryeministrit.
Recommended