ÇEKI - Pesë marrëveshje u firmosën sot mes Shqipërisë dhe Cekisë gjatë vizitës zyrtare që kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit patën në Republikën çeke. Shefi i mazhorancës dhe homologu i tij çek Bohusllav Sobotka mbajtën një konferencë të përbashkët për media.
Fjala e kryeministrit Rama
Bashkëpunimi më Çekinë
Dua ta falënderoj shumë sinqerisht kryeministrin e Çekisë për mikpritjen e ngrohtë dhe për faktin që në delegacionin që na mirëpriti përfshiu pjesën më të mirë të qeverisë, të gjitha gratë ministre, dhe dua të them se në këtë aspekt keni shumë për të bërë, ne kemi 30 % dhe nuk jemi të kënaqur. Diskutuam për marrëdhënien mes dy vendeve tona që ka një potencial të madh për ne në Shqipëri të paktën për gjeneratën time Çekia është një vend me shumë fuqi tërheqëse dhe është e lidhur me momentet e para të përpjekjeve për tu çliruar nga diktatura e të shkuarës. Nga ana tjetër unë besoj që duhet të ketë një arsye të fortë se për këtë vizitë tonën në Pragë ne patëm numrin më të lartë të kërkesave që kemi pasur ndonjëherë në Evropë nga sipërmarrjet që donin të ishin në forumin e biznesit që kemi organizuar s bashku. Jam i bindur që ka mundësi reale që edhe nëpërmjet sipërmarrjeve të shkohet në një stad tjetër.
Marrëveshjet e firmosura
Firmosëm 5 marrëveshje bashkëpunimi. E para në fushë e turizmit, çdo vit shohim rritje të numrit të turistëve nga Evropa Qendrore dhe republika çeke, në sezonin që sapo mbaroi numri ka shkuar në 14 mijë por potenciali është shumë i lartë. I lutem atyre 14 mijëve t?i tregojnë të tjerëve se sa e bukur është Shqipëria, që në Shqipëria hapet më mirë se sa në anën Lindore të Adriatikut. Në arsim kemi shumë për të mësuar nga ju, sot kurorëzohet një bashkëpunim intensiv për të njohur reciprokisht sigurimet për efekt pensioni të qytetarëve tanë. Ju keni një bilanc të shkëlqyer me mbrojtjen e mjedisit në pyje, duam të përfitojmë nga dija juaj edhe në aspektin e reformave në tërësi që kanë të bëjnë me negociatat për në BE.
Mbështetja për integrimin
Mirënjohje për qeverinë aktuale, qoftë për të mëparshmet, sepse ka pasur një konstante lidhur me mbështetjen e vendosur të integrimit të Shqipërisë në BE. Dua të shpresoj që Çekia dhe një numër vendesh anëtare që e mbështesin hapur çeljen e negociatave, të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë.